Presidenti Meta ka dekorua artisten e shquar të kinematografisë, Elida Janushi dhe kino-operatorin e mirënjohur, Dhimitër Lala me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
Kreu i Shtetit e dekoroi aktoren e mirënjohur Elida Janushi, me motivacionin: “Në vlerësim të mjeshtërisë së rrallë aktruese si dhe të kontributeve ndaj artit e kinematografisë shqiptare, të dhëna përmes roleve të shumta të luajtura në skenë dhe ekran”
“I lumtur të vlerësoj një artiste shumë të dashur për publikun, aktoren e mirënjohur të skenës dhe filmit shqiptar, Elida Janushi.
Falë talentit natyral dhe interpretimit të mrekullueshëm artistik, zërit potent e me shumë ngjyrë, galeria e dhjetëra roleve kryesore e të rëndësishme të interpretuara prej saj është e plotë dhe e larmishme.
Por, një nga figurat më të dashura dhe më popullore, që kanë mbetur të ngulitura në kujtesën e spektatorit shqiptar, është ajo e gruas së Jovan Bregut në komedinë ‘Pallati 176’, shkruan presidenti Meta./a2

Kurti në “Laureatët e Vitit 2025”: Çdo medalje është dëshmi ...
Bebe Rexha: Ish i dashuri më doli gay, të gjithë e dinin, pë...
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani