Rektorati i UP-së kundërshton iniciativën që Fakulteti Teknik të bëhet universitet në vete

22:00 | 19 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Stafi akademik i Teknikut kërkon ndarjen nga UP-ja, Rektorati kundërshton këtë iniciativë.

Është Fakulteti Teknik në kuadër të Universitetit të Prishtinës.

Mirëpo ekziston një iniciativë që ky institucion të quhet universitet.

Kjo pasi që po synohet që Fakulteti Teknik të parcializohet nga Universiteti i Prishtinës.

Kështu është diskutuar në mbledhjet e stafit akademik, ku mori pjesë edhe profesori Beqir Hamidi.

Ai thotë që qëllimi është që ky fakultet të profilizohet, siç ndodhë gjithkund në botë sipas tij.

Sipas profesor Hamidit i gjithë stafi akademik e mbështet një ide të tillë.

Por se një ndryshim i tillë nuk i kontribuon studentëve, po vlerësojnë nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës.

Ata në një takim me përfaqësuesit e studentëve bënë të ditur qëndrimin e tyre.

E nga Parlamenti Studentor po thonë që Universiteti i Prishtinës duhet të qëndrojë i bashkuar.

E këtë qëndrim sipas tij e mbajnë të gjithë studentët, madje edhe ata të Fakultetit Teknik.

Në nenin 64 të statutit të UP-së përmenden fakultetet të cilat përbëjnë këtë institucion të arsimit të lartë.

Ndërkohë me statut parashihet që njësitë akademike kanë të drejtë të krijojnë këto nivele të nënndarjes hierarkike./t7

Shpërndaje në rrjete sociale