Femra fatale e kinemasë franceze, Brigitte Bardot, gjatë të dielës e uroi për ditëlindje mashkullin fatal të kinemasë botërore, Alain Delon, që vazhdon të llogaritet simbol i mashkulloritetit.
Yjet e filmit rregullisht kanë punuar së bashku në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë.
Brigitte, ka shkruar se Delon i pëlqen edhe më tej. “Ti je simbol i gjallë i botës filmit francez. Ju meritoni respekt dhe admirim. Dashuri dhe ngrohtësi për ty. Gëzuar ditëlindjen, Alain im”, shkruan aktorja 81 vjeçare në një letër të postuar në rrjete sociale.
Bardot dhe Delon u takuan për herë të parë në vitin 1958 në Paris gjatë një seti fotografish.
E, ndonëse të dy ishin dhe ende janë shumë të afërt, aktorja pohon se kurrë nuk kanë pasur lidhje dashurie mes vete.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...