Genc Salihu vjen me “Shtyje” (Foto)

12:01 | 9 Nëntor 2015
Arbresh.info

Një nga këngëtarët më alternativë e më të veçantë në skenën muzikore, Genc Salihu, vjen së shpejti me këngën e tij të re “Shtyje”
Përveç punës si autor, producent e tekst shkrues për këngët e këngëtarëve tjerë si edhe angazhimeve në The Voice of Albania, Genci ka bërë gati edhe këngën e tij të re, që titullohet “Shtyje”. Kënga është krejt ndryshe prej asaj që na ka servuar Genci më përpara, është e influencuar nga stili Soul & RnB, si edhe prej muzikës afro-amerikane.

Kënga vjen me një videoklip shumë të veçantë, pasi të gjitha aktorët pjesëmarrës i përkasin komuniteti rom, ndërsa kësaj radhe Genci ka vendosur të jetë edhe regjisor i klipit të tij.

Videoklipi është realizuar në dy verzione, në atë me ngjyra dhe atë bardhë e zi. Do të prezantohen dy verzionet të mërkuren prej orës 19:00, në Dit’ e Nat’, ndërsa fansat e Gencit do të vendosin se cili do të jetë verzioni final i spotit të këngës, ai me ngjyra apo bardhë e zi. Të mërkuren e marrim vesh se cili verzion do të fitojë.

Disa foto gjatë xhirimeve të spotit të këngës:

genc-salihu2 genci3 genc-salihu

Shpërndaje në rrjete sociale