Blerim Destani shpallet aktori më i mirë në New York (Foto)

11:24 | 9 Nëntor 2015
Arbresh.info

Aktori shqiptar Blerim Destani është shpërblyer me një çmim për të arrituar në karrierën e tij si aktor.
“Java e Filmit Shqiptar” në New York ka nderuar aktorin shqiptar me çmimin e aktorit më të mirë, transmeton telegrafi.

Megjithëse ky event nuk mund të konsiderohet me përmasa ndërkombëtare, Destani u shpërblye për punën jashtë kufijve shqiptar.

Ndryshe filmi më i ri “ Soko 5113” ku merr pjesë aktori shqiptar, ka premierën sonte në kanalin e njohur gjerman, ZDF.

blerimi

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale