Pacolli: Të gjithë i din meritat e Walker për Kosovën, e turpshme të bëhet kontrata publike

14:15 | 11 Dhjetor 2020
A Z

Kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka thënë se secili i di meritat e William Walkerit për Kosovën.

Ai tha se është e turpshme të bëhet publike kontrata më Walkerin, sipas tij është e pakuptueshme që të ngriten hipoteza ndaj njeriut që punon për Walkerin qe 20 vjet, Hasan Salihu.

Ky është postimi i plotë:

Secili ia di meritat William Walkerit për Kosovën, për dëshminë që ia dha botës pë krimet monstruoze serbe ndaj qytetarëve të këtij vendi.

Të bëhet publike kontrata me Walkerin është e turpshme. Aq më tepër të ngriten hipotezat ndaj njeriut që punon për Walkerin qe 20 vjet, z.Hasan Salihu, i cili përveq kujdesit reprezenton vullnetin dhe idetë e ambasadorit Ëalker në rajon është malinje dhe e pakuptueshme.

Walker është heroi i Kosovës, është heroi i civilizimit europian. Është gardiani më i madh i humanizmit dhe Kosova mburret me të.

Mosmirënjohja është krim.

Të ngjashme