Mandati im është një vit. Kjo i tregon qeverisë se disa gjëra nuk mund të ndodhin ose të zgjidhen brenda një jave, tha ish-kryeministri dhe Përfaqësuesi Special për Bullgarinë Vllado Buçkovski në intervistë për “BNR”.
“Unë dua të kem sukses tani, por nëse kjo nuk do të ndodhë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj asaj që është angazhimi ynë i përbashkët, Bullgaria të jetë aleati ynë më i madh dhe promovuesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE”, tha Buçkovski.
Ai thotë se këmbëngulja jonë është më e madhe, por është i zhgënjyer me atë që po bëjnë OBRM-PDUKM dhe Mickoski.
“Me emërimin tim, Qeveria dërgon një sinjal serioz për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe se Maqedonia dëshiron të gjejë një zgjidhje të përbashkët. Unë mendoj se mrekullitë janë të mundshme nëse njerëzit kanë vullnet të mirë”, tha Buçkovski./Telegrafi/
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...
Nafta arrin 198 lekë në Shqipëri, ngrihet Task-Forca kundër ...