Ka ndërruar jetë aktivisti i LDK-së, Shaban Bobaj, lajmin e ka bërë të ditur dega e kësaj partie në Prizren.
“Ikja e tij eshte humbje e madhe dhe do te le zbrazeti, jo vetem tek ju familja, por edhe ne shoqeri, miq e dashamire dhe ne komunitetin per te cilin ai kontriboi gjate gjithe jetes, ketu e ne Gjermani”, thuhet në njoftimin e partisë.
Njoftimi i plotë i LDK-së dega Prizren:
Me pikellim e morem lajmin se, Baca Shaban paska kaluar ne perjetesi.
Ikja e tij eshte humbje e madhe dhe do te le zbrazeti, jo vetem tek ju familja, por edhe ne shoqeri, miq e dashamire dhe ne komunitetin per te cilin ai kontriboi gjate gjithe jetes, ketu e ne Gjermani.
Veprimtaria e tij e bujshme per çeshtjen kombetare ne rrugetim te perbashket me vellezerit Gervalla dhe patriote te tjere, nuk do te harrohet kurre.
Baca Shaban do te mbahet mend edhe per pritjen dhe organizimin e ngjarjeve e aktiviteteve ne Gjermani, ku shpesh merrte pjese edhe Presidenti Ibrahim Rugova.
Ai beri e dha aq shume nga vetja per vendlindjen e tij, Korishen, Prizrenin e gjithe Kosoven.
E dashur familje Bobaj, ne emer te LDKs Prizrenit, ju shprehim ngushellimet e tona duke u lutur qe zoti tua lehtesoj dhimbjen e ta perballoni humbjen e me te dashurit tuaj.
Baca Shaban nuk ishte vetem i juaji, ishte edhe i yni dhe i gjithe Kosoves qe ai e deshti aq shume, prandaj ne te gjithe e ndajme dhimbjen me ju per humbjen e tij.
Shpirti tij i mire befte drite dhe u prehte ne paqen e pasosur.
Jetofte perjetesisht kujtimi per jeten dhe vepren e tij.

Shpallet konkursi për rekrutimin e 320 ushtarëve të rinj në ...
Kosova e miraton pakon e 19-të të sanksioneve të BE-së kundë...
Rama publikon pamje nga tryeza në Atlantic Council: Shqipëri...
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuar...
Abdixhiku kritikon refuzimin e 21 amendamenteve të LDK-së pë...
Aksidentohet Rey Manaj në Turqi, ja si është gjendja e sulmu...