Ujësjellësi ndërpret ujin për veriun e Mitrovicës për shkak të mospagesës

10:39 | 3 Dhjetor 2020
A Z

Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se ia ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijes për shkak se qytetarët atje s’po e paguajnë atë.

Ujësjellësi njofton se vlera e borxhit që ka kjo pjesë e komunës kap vlerën e 15 milionë euro.

“Shpenzimet e mëdha për sigurimin e ujit të patrajtuar, kimikateve, energjisë elektrike, trajtimit dhe shpërndarjes së ujit kanë bërë që vlera e borxhit të arrijë vlerën mbi 15 milionë euro, gjë të cilën ujësjellësi nuk mund ta përballojë e as ta mbulojë. Prandaj, kjo është arsyeja e vetme e cila na ka shtyrë ta marrim këtë vendim edhe për ne të pakëndshëm”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

Të ngjashme