Kabineti i ministres Haradinaj në izolim, kishin kontakt me një person të infektuar me COVID-19

10:54 | 1 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Teuta Sahatqija ka rezultuar pozitiv me COVID-19, gjatë së hënës.

Kjo ka bërë që edhe kabineti i ministres së Punëve te Jashtme dhe Diasporës, Meliza Hradinaj-Stublla, të izolohet pas kontakti që kishin me zëvendësministren e Punëve të Jashtme, Teuta Sahatqija, raporton Arbresh.info.

Arbresh.info mëson se Meliza Haradinaj-Stublla nuk ka dal në punë dhe i gjithë stafi i saj janë në pritje për testim.

Ndryshe, për këtë edhe në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar të mbahet rigjykimi ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e akuzuar për mos raportim të pasurisë./Arbresh.info/

 

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme del pozitiv me koronavirus

Ministrja Haradinaj nuk shkon në gjykim, thotë se ka pasur kontakt me një person të infektuar me COVID 19

 

Shpërndaje në rrjete sociale