Isa Mustafa ka folur pas humbjes së zgjedhjeve lokale në Podujevë.
Kryetari i LDK-së e ka pranuar humbjen duke thënë se do të kthehen shpejt tek fitorja në tetorin e ardhshëm.
“Në zgjedhje fiton vetëm një palë, një kandidat. Deri tani në Podujevë ka fituar LDK-ja dhe ne u jemi mirënjohës qytetarëve për votën dhe besimin që na kanë dhënë.
U jemi falënderues edhe njerëzve të LDK-së që për dy dekada e kane drejtuar Komunën e Podujevës, zoti Agim Veliu më së gjati. Sot llapjanët ia dhanë besimin një subjekti tjetër. Ne e respektojmë vullnetin e tyre por do të punojmë ta rikëthejmë besimin në tetorin e ardhshëm” ka thënë Mustafa për Indeksonline.
Shpallet konkursi për rekrutimin e 320 ushtarëve të rinj në ...
Kosova e miraton pakon e 19-të të sanksioneve të BE-së kundë...
Rama publikon pamje nga tryeza në Atlantic Council: Shqipëri...
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuar...
Abdixhiku kritikon refuzimin e 21 amendamenteve të LDK-së pë...
Aksidentohet Rey Manaj në Turqi, ja si është gjendja e sulmu...