Së paku pesë civilë kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur sot gjatë shpërthimit të një bombe në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmuesit shpërthyen një automjet të ngarkuar me eksploziv në rrethin al-Bab të provincës së Halepit, duke shkaktuar viktima të shumta, bënë të ditur reporterët e AA-së në terren.
Përveç viktimave, u raportua edhe për dëme materiale në zonë.
Forcat lokale të sigurisë po vlerësojnë mundësinë që grupi terrorist YPG/PKK mund të qëndrojë prapa sulmit në qytetin afër kufirit jugor të Turqisë.
Grupi terrorist YPG/PKK, duke sulmuar nga rajonet e afërta Tal Rifaat dhe Manbij të Sirisë, shpesh shënjestron Jarabulusin, Azazin, Afrinin dhe al-Babin.
Trupat turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane çliruan qytetin al-Bab nga grupi terrorist DEASH në shkurt të vitit 2017 si pjesë e operacionit të Turqisë, Mburoja e Eufratit.
Operacioni shtatëmujor filloi në gusht të vitit 2016 për të eliminuar terroristët që fshiheshin në zona përgjatë kufirit turk.
Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK-ja, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e gati 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...