Po vazhdon të rritet numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 në Spitalin e Pejës.
Sipas raportit të fundit nga ky spital, aktualisht aty janë duke u trajtuar 130 pacientë me COVID-19.
Njoftimi i plotë:
10 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 130 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator, 105 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 28 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10 Mjek, 10 Infermier dhe 8 punëtor të Shërbimit Teknik.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 211 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
266 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,782
analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione.
124 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë 24 orëve të fundit dhe atë: 90 Rëntgen, 17 EHO dhe 17 CT-ja./arbresh.info/
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...
Ditën e zgjedhjeve temperaturat deri në -6°C
Kosova voton sot, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...