Bullgaria e realizoi kërcënimin për veto, duke bllokuar miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në Këshillin e ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së.
Megjithatë, presidenca gjermane e BE-së dhe Komisionit Evropian kanë konfirmuar se BE nuk do të heq dorë nga një zgjidhje e mundshme deri në fund të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut vlerëson se vendimi i Bullgarisë nuk është në frymën e miqësisë së mirë dhe marrëveshjes së nënshkruar në mes dy vendeve, por njofton se bisedimet vazhdojnë derisa të gjendjet zgjidhje “win-win” në interes të së ardhmes evropiane të shtetit.
Ministrja bullgare Ekaterina Zakharieva pas mbledhjes së këshillit që u mbajt online, tha se Bullgaria në këtë fazë nuk mund ta mbështesë kornizën negociuese me Maqedoninë, pasi në propozim-drafti nuk i ka përshirë kërkesa bullgare.
Bullgaria insiston në tre kushte në kornizën negociuese: – respektimi i formulimit gjuhësor të vitit 1999, konfirmuar nga Marrëveshja e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, – konfirmimi i një plani për zbatimin e Marrëveshjes së 2017, – dhe një tekst shumë të qartë dhe preciz se nuk do të ketë pretendime për pakicën maqedonase në Bullgari.
Uji vërshon brenda bizneseve në Gjirokastër
Barcelona merr një ofertë prej 100 milionë eurosh për Raphin...
JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Nicol...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
BE: Evropa e gatshme të zotohet për garanci ligjërisht dhe p...
Reshje të dendura në Vlorë, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët...