Maskat kanë qenë pjesë e rutinës së përditshme të shumë njerëzve që kur nisi pandemia.
Por, pas njoftimit për dy vaksina me efikasitet mbi 90%, shumë ekspertë po mundohen t’i japin përgjigje pyetjes se kur nuk do të jetë më e nevojshme që të mbahet maska.
Sipas një eksperti spanjoll, maska nuk do të jetë e nevojshme të përdoret kudo në vitin 2022.
Juan José Badiola, drejtor i Qendrës së Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Zaragozës, u shpreh: “Nëse vaksinat do të na mbrojnë, gjë që shpresojmë që të ndodhë, mendoj se në vitin 2022 do të jetë e mundur që ta përdorim vetëm në rrethana të caktuara, por jo kaq masivisht si sot”./syri/
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...