Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka shpjeguar momentin kur pësoi gol nga më shumë se 50 metra nga ekipi i Kazakistanit.
“Si sot asnjëherë. Të them të drejtën ishte edhe një moment kur vec se shënuam dhe me siguri mund ta menaxhonim më mirë lojën. Pas atij goli lëshuam iniciativën. Goli që pësova ishte moment i vështirë për cdo portier”, tha ai.
“Goditja ishte shumë e mirë dhe mori një trajektore, duke shkuar prapa, topi mori një trajektore tjetër dhe të kthehesha prapë ishte e pamundur. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ndeshja u rihap. Nuk kanë bërë ata asgjë më shumë. Nuk krijuan ndonjë rast tjetër. Menaxhuam lojën dhe pritëm mondësitë tona”, shtoi ai.
Berisha ishte në fushë në të njëjtën kohë me Elseid Hysajn, por ai e mbajti shiritin e kapitenit përkundër që mbrojtësi i Napolit ishte në fushë. Ai u pyet nëse marrëdhëniet e tij me lojtarin janë të mira pas zgjedhjes kapiten nga trajneri Edy Reja.
“Kjo gjë është duke u bërë monotone edhe nga ana e juaj. Nuk ka asnjë problem me Hysajn. Është ndër shokët e mi më të mirë”, tha ai.
Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë
Bleona Qereti kërkon liri për Hashim Thaçin, e quan “idiot” ...
Rama drejt Bordit të Paqes, del fotoja e parë nga Washington...
Gjykata në Gjilan i zëvendëson paraburgimin me arrest shtëpi...
Ministri Demo me Kryeministrin Rama në Uashington, marrin pj...
Arrestohen katër persona për shitjen e paligjshme të një pro...