Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, bashkë me deputeten Eliza Hoxha kanë vizituar sot Podujevën.
Bashkë me ta ishte edhe kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, ku vizituan disa biznese si dhe takuan qytetarë me të cilët biseduan për sfidat gjatë pandemisë dhe problemet me të cilat ballafaqohet kjo komunë.
Gjatë vizitës në një biznes, kryetari në detyrë Hoxhaj ka thënë se Naim Fetahu do të jetë aleati kryesorë i bizneseve llapjane, për t’u rimëkëmbur pas një viti të vështirë.
“Mungesa e një pako ekonomike dhe ndihmës konkrete nga ana e qeverisjes qëndrore dhe lokale, ka bërë që si të gjitha bizneset në Kosovë, edhe ato llapjane të goditen shumë nga pandemia. Naim Fetahu, për dallim prej pushtetit 20 vjeçar në Podujevë, do të jetë aleati kryesorë i bizneseve dhe vendeve të reja të punës.”, ka thënë Hoxhaj.
“I di të gjitha vshtirësitë me ta cilat ballafaqoheni në Podujevë. E di që pa një librezë politike të partisë në pushtet, jo vetëm që nuk gjeni punë, por edhe largoheni nga ato që i keni. Por, kjo do të ndryshoj pas 29 nëntorit. Naim Fetahu do të jetë një kryetar për të gjithë, pa dallim. Podujeva meriton një kryetar më të mirë, ju meritoni një qeverisje më të mirë. Ndryshimi po vjen.”.
Kandidati për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, ka thënë se me këtë përkrahje të madhe nga qendra, Podujeva do të rikthehet në një qytet të dinjitetshëm për të jetuar për të gjithë banorët e saj.

Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë
Bleona Qereti kërkon liri për Hashim Thaçin, e quan “idiot” ...
Rama drejt Bordit të Paqes, del fotoja e parë nga Washington...
Gjykata në Gjilan i zëvendëson paraburgimin me arrest shtëpi...
Ministri Demo me Kryeministrin Rama në Uashington, marrin pj...
Arrestohen katër persona për shitjen e paligjshme të një pro...