Ministri i Jashtëm i Kosovës, Agim Veliu ka shkuar për vizitë në Itali ku ka nënshkruar marrëveshjen për Bashkëpunim Policor mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Italiane, shkruan arbresh.info.
Veliu ka thënë se kjo marrëveshje do të forcoj përpjekjet e përbashkëta në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit transnacional, ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.
“Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me strukturat e ndryshme të sigurisë së Republikës Italiane, shpreha përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë një aleat dhe partner i tyre i besueshëm.
Gjithashtu, edhe një herë falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Republika Italiane ka dhënë në shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen në proceset integruese euro-atlantike.
Ministrja e Brendshme e Republikës Italiane znj. Lamorgese vlerësoi lartë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në fushën e sigurisë dhe shprehu gatishmerinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit në çështjet me interes të përbashkët, për sigurinë rajonale dhe atë Evropiane”, ka shkrurar minsitri Veliu në Facebook./arbresh.info.

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...