Presidenti i ri i zgjedhur, Joe Biden ka treguar se ka kontaktuar me disa liderë të ndryshëm botërorë që kur fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Me raste urimi, demokrati mori një telefonatë nga kryeministri britanik, Boris Johnson, por edhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, raporton “The Guardian” transmeton portali arbresh.info
Gjatë një konferencë për shtyp në Delaware, Biden sinjalizoi se presidenca e tij do të jetë e kundërta prej asaj politikës nacionaliste, izoluese të Donald Trumpit, “Amerika së pari”.
Biden tha se sinjali për botën ishte “Amerika është kthyer. Ne jemi sërish në lojë. Unë nuk do të jem ‘Vetëm Amerika’”.
Biden konfirmoi se kishte folur me gjashtë udhëheqës botërorë gjatë ditës së sotme.
“Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Kanada, etj … Irlanda,” tha ai, por që nuk tregoi nëse ka komunikuar me zyrtarët e Kinës, Rusisë si dhe kombeve të Lindjes së Mesme. /arbresh.info/
Nuk ka gola në tri ndeshjet e Superligës pas pjesëve të para
Francë: Vetura bie në përrua, vdesin pesë të rinj të moshës ...
Tjetër lëndim për Isakun, humb derbin me Man United – ...
Manchester United – Liverpool, publikohen formacionet...
10-vjetori në UEFA dhe FIFA, Federata e Futbollit feston me ...
E largoi nga Chelsea, Mo Salah befason me deklaratën për Jos...