Ka vdekur nga koronavirusi profesori dhe shkrimtari i mirënjohur nga Miletina e Tetovës, Latif Ajrullai.
E, për këtë ka reaguar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, raporton arbresh.info
Dumoshi thotë se, kontributi i z.Ajrullai në fushën e kulturës e arsimit qe i shtrirë kudo ku ka shqiptarë andaj emri i tij do të jetë përherë i pranishëm e i respektuar.
Më poshtë telegrami i ngushëllimit i ministres Dumoshi:
Në emrin tim personal dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të z.Latif Ajrullai, familjarit tuaj, shkrimtarit, botuesit, presidentit të Shtëpisë Botuese ALBAS dhe njëkohësisht kryetarit të Shoqatës së Botuesve të Librit Shkollor.
Latif Ajrullai ishte shembulli i një botuesi të palodhur dhe kontribues i madh për arsimin e kulturën shqiptare duke krijuar e organizuar ALBAS-in, ndërmarrjen e madhe botuese të librit me karakter shkollor e letrar.
Kontributi i z.Ajrullai në fushën e kulturës e arsimit qe i shtrirë kudo ku ka shqiptarë andaj emri i tij do të jetë përherë i pranishëm e i respektuar.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve!
Me respekt,
Vlora Dumoshi
Këshilla të dobishme për një agjërim të shëndetshëm gjatë Ra...
Loredana i reagon “diss”-it të Mozzikut: Ai është në gjendje...
Rasti i vrasjes së shtetases argjentinase, gjykata merr sot ...
Sulmi terrorist në Banjskë, mbahet sot seanca gjyqësore
Kurti: Ramazani, muaj i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njer...
E enjtja me diell e vranësira, temperatura deri në 13°C