E godet me kondak të revoles pas një mosmarrëveshje

09:17 | 9 Nëntor 2020
A Z

Një person ka raportuar se derisa ka qenë me veturën e tij në një rrugë në kryeqytet, pas një mosmarrëveshje të mëhershme, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri dhe e ka goditur me kondak të pistoletës duke i ka shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari pas sulmit është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë si dhe nuk është takuar i dyshuari.

Ky është njoftimi i plotë:

Prishtinë 08.11.2020-10:40. Viktima m/k ka raportuar se derisa ka qenë me veturën e tij në rrugë, pas një mosmarrëveshje të mëhershme i dyshuari m/k pasi ka shtënë me armë zjarri e ka goditur me kondak të pistoletës dhe i ka shkaktuar lëndime trupore dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë si dhe nuk është takuar i dyshuari.