Ibrahimovic e shpëton Milanin nga humbja me një gol në minutat e fundit të ndeshjes

22:48 | 8 Nëntor 2020
A Z

Milani ka marrë vetëm një pikë në shtëpi ndaj Hellas Veronës, sfidë që u mbyllë 2-2.

Vendasit e nisën shumë keq ndeshjen.

Pas 19 minutave lojë, e panë vetën duke humbur 0-2.

Vetëm pas gjashtë minutave lojë, mysafirët e gjetën golin e avantazhit.

Antonin Barak shënoi për 0-1, derisa për 2-0 realizoi Mattia Zaccagni në minutën e 19’.

Në pjesën e dytë, Milani hyri shumë më mirë dhe në minutën e 66’, kishte mundësi të barazonte rezultatin me anë të Zlatan Ibrahimovic, por suedezi gaboi nga pika e bardhë.

Pas tentimeve të shumta në minutat e mbetura, Milani arriti të gjejë portën, por vetëm njëherë, mjaftueshëm për t’i shpëtuar humbjes.

Në minutën e 90’, po ai, Ibrahimovic arriti të shënojë për 2-2, duke ia siguruar një pikë Milanit.

Shpërndaje në rrjete sociale