Filloi realizimi i paketës së katër të masave për mbështetjen e qytetarëve, ekonomisë dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik.
Që nga fillimi i pandemisë, kemi monitoruar vazhdimisht situatën dhe kemi reaguar në përputhje me rrethanat për të arritur mbështetjen financiare sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan kryeministri Zoran Zaev në Facebook.
“Përveç masave për mbështetje të drejtpërdrejtë për pagimin e pagave, si dhe mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për qytetarët, ne kemi futur masa për përjashtime nga taksat dhe ulje të tarifave për kompanitë siç janë: ulja e TVSH-së nga 18% në 5% për shërbimet artizanale; ulja e shkallës së TVSH-së për shërbimet e restoranteve dhe shërbimin e ushqimit dhe pijeve; pagesa e TVSH-së 5 ditë pas depozitimit të aplikimit; shtyra e pagesës së tatimit të fitimit dhe tatimit mbi të ardhurat personale; dhe njohja e kostos së sigurimit shëndetësor privat dhe testimit për COVID-19”, shkruan Zaev./Telegrafi/
Këshilla të dobishme për një agjërim të shëndetshëm gjatë Ra...
Loredana i reagon “diss”-it të Mozzikut: Ai është në gjendje...
Rasti i vrasjes së shtetases argjentinase, gjykata merr sot ...
Sulmi terrorist në Banjskë, mbahet sot seanca gjyqësore
Kurti: Ramazani, muaj i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njer...
E enjtja me diell e vranësira, temperatura deri në 13°C