Mbyllën nga sot qendrat tregtare dhe supermarketet

15:55 | 6 Nëntor 2020
A Z

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

E njëra ndër masat është që ndalohet veprimtaria e qendrave tregtare dhe, supermarketeve, raporton arbresh.info

“Ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00, përveç:, thuhet në njoftim.

E për këto masa ka reaguar më herët edhe Kryetari i Odës Ekonomike Berat Rukiqi.

Ai ka ironizuat duke thënë se merre rrogën në Kosovë dhe shpenzoje në Shkup ose Tiranë.

“Masave te reja po ju mungon vetem sllogani: Merr rrogen ne Kosove dhe shpenzoje ne Shkup ose Tirane”, shkruan Rukiqi në facebook./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Rukiqi: Ironizon me masat anti-COVID, po mungon vetëm sllogani: Merr rrogën në Kosovë dhe shpenzoje në Shkup ose Tiranë

Të ngjashme