Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Enver Hoti, ka thënë se opozita e bashkuar kosovare në krye me Lëvizjen Vetëvendosje, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-n, do të jenë të pranishëm në seancën parlamentare të Kuvendit, ku do të mbajë fjalim edhe Komisionari i Bashkimit Europian për zgjerim, Johannes Hahn.
Hoti ka thënë në Info Magazine në Klan Kosova, se edhe kësaj radhe opozita mund të vijë me surpriza në sallën e kuvendit, por jo me gaz lotsjellës.
“Opozita do të marrë pjesë në seancë, edhe sigurisht që do të jetë aty prezent.Surpriza mund të ketë, aty mund të shihet nesër, e gaz nuk do të ketë sepse s’ka arsye. Qëndrimi i opozitës është i qartë, e ne do të reagojmë e do të pengojmë të gjitha seancat, sepse nuk ka asnjë arsye që opozita ta ndryshojë kursin e qëndrimeve”, është deklaruar Hoti.
Peci: Unë rekomandova që billbordi i Thaçit dhe Veselit mos ...
Kosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajo...
Afati drejt fundit, mbi 4 mijë zyrtarë kanë deklaruar pasuri...
Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron të shkatërrojë Li...
U mungon Botërori nga viti 2002, Guler: Të kualifikohemi ësh...
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...