Pasiguria rreth rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara i ka tronditur tregjet financiare.
Indeksi Dow Jones, një tregues kyç i tregut të aksioneve në SHBA, ka rënë për më shumë se 1.5 për qind të mërkurën, ndërsa S&P është rritur për 0.6%, pas një rënieje fillestare prej 1.1%.
Aksionet në Gjermani, Francë dhe Angli kanë qenë po ashtu të paqëndrueshme në tregtinë e hershme, ndërsa kanë nisur të rikthejnë fitime të vogla.
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë mbajtur të martën.
Në garë kanë qenë presidenti aktual, Donald Trump, dhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden.
Rezultati është ende i paqartë, meqë numërimi i votave në disa shtete kyçe vazhdon.
Trump, i cili para kohe ka pretenduar fitoren, ka paralajmëruar se mund ta çojë rezultatin e zgjedhjeve në Gjykatën Supreme.
Biden ka thënë se është i bindur se është “në rrugën e duhur” për të fituar, por ka bërë thirrje për durim derisa numërimi i votave vazhdon. /REL
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...