Zlatan Ibrahimovic ishte magjik në suksesin 1-2 të Milanit në fushën e Udineses.
Këtë herë mundohet të jetë shumë serioz, por sërish një batutë i shpëton.
“Shënova një gol të bukur, sigurisht, por mbi të gjitha vlejti për tri pikë në një ndeshje shumë të vështirë. Skuadra jonë është me moshën më të re në Evropë, mjaftoj unë për të rritur mesataren. Ata janë djem tepër të uritur, ne të gjithë duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të mendojmë pozitivisht. Le të shohim se ku do të arrijmë. Ekipi po ecën shumë mirë, duke punuar dhe vuajtur në të njëjtën kohë”.
Pastaj një dëshirë i Ibras, në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë së Koronavirusit.
“Shpresoj që të gjithë të kthehemi në normalitet dhe që së shpejti publiku të mund ta shohë këtë Milan dhe të na shoqërojë në këtë aventurë”.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...