Sot rreth orës 13:15 në autostradën ”Arbën Xhaferi”, është vetaksidentuar një motorist.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.
Krasniqi bëri të ditur se, i lënduari është dërguar në Emergjencën e Ferizajit, njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit.
“Sot, më 31.10.2020 rreth orës 13:15 në autostradën ,,Arbën Xhaferi” ( i km 38 drejtimi për Kaçanik) ka ndodhur një aksident trafiku (vetaksident). I përfshirë ka qenë një motorist. I lënduari është dërguar në Emergjencën e Ferizajit, njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit. Për gjendjen e motoristit u njoftojmë më vonë ose mund të interesoheni direkt në Emergjencën e Ferizajit”,ka thënë Krasniqi./arbresh.info/
Sonte luhet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll
Osmani, me ftesë të Presidentit Trump, merr pjesë në Takimin...
Kurti mirëpriti Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbe...
Haxhiu: Pa 30 nënshkrimet e kandidatëve për president nuk mu...
Krasniqi: M’u mohua e drejta për liri si një njeri në fazën ...
Haxhiu priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Ame...