Epidemiologu Artan Simaku komentoi situatën e pandemisë së Covid-29 në Shqipëri, në një kohë kur numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm ditët e fundit. Në një lidhje me Skype me “Abc-ja e mëngjesit”, Simaku tha se rritja e rasteve ishte e pritshme pas hapjes së shkollave dhe rikthimin të administrës full time në punë.
Më tej, ai riktheksoi edhe njëherë se është e nevojshme që moshat e treta duhet të kenë më tepër kujdes si më të riskuarit sesa grupmoshat e tjera dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike pavarësisht moshës. I pyetur në lidhje me disa deklarata të disa mjekëve që janë shprehur se nuk po bëhen testime dhe se nuk ka staf të mjaftueshëm, epidemiologu tha:
“Nuk ka patur çështje testimi në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë dhe nuk ka sesi të jetë çështje testimi jo sepse nuk duam apo nuk duan, por në momentin që dihet rruga e transmetimit të sëmundjes, thelbi i menaxhimit është marrja e masave.
Testimi është trefishuar që nga muaji korrik dhe siç e thashë nuk ka lidhje me testimet. Duhet të respektohen masat dhe po të mos testosh asnjë person, nëse respektohen masat dhe personi i dyshuar vetëizolohet dhe kontaktet karantinohen, kjo është masa kryesore e parandalimit të përhapjes së virusit.” /abcnews.al
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...