Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 2.8 milionë rastesh të reja me Covid-19 janë raportuar në mbarë botën, gjatë shtatë ditëve të fundit duke përfshirë 40,000 vdekje të reja.
Agjencia shëndetësore e OKB-së thotë se Europa ka përqindjen më të madhe të rasteve të reja të njoftuara për të dytën javë radhazi me më shumë se 1.3 milionë raste, një rritje prej 33% krahasuar me javën e mëparshme.
Shifrat tregojnë gjithashtu se rastet janë po ashtu në rritje në Amerikë, rajonin e Mesdheut Lindor dhe atë afrikan, ndërsa rënie vazhdon të raportohet në Azinë Juglindore. Rajoni i Paqësorit Perëndimor gjithashtu tregoi një rënie të lehtë të rasteve të reja dhe vdekjeve gjatë periudhës shtatë ditore.
OBSH-ja tha se vendet që raportuan numrin më të lartë të rasteve gjatë javës së kaluar janë India, Shtetet e Bashkuara, Franca, Brazili dhe Britania, të njëjtat vende si tre javë më pare./lapsi/
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes