Është duke vazhduar intervistimi i Kadri Shalës, pronarit të kompanisë “LDA Group”, i cili është i përfshirë në skandalin 2.1 milionë eurove ku dyshohet se u vjedhën nga Thesari i Shtetit.
Zëdhënësi për media i Policisë së Kosovës Baki Kelani tha për arbresh.info se Kadri Shala është vet dorëzuar në Polici dhe se ende është duke vazhduar procesi i intervistimit ndaj tij.
Intervistimi i tij është duke u bërë në stacionin qendror të Policisë së Kosovës përkatësisht në Departamentin e Hetimeve.
Aktualisht disa nga mediat janë mbledhur para objektit për të parë nga afër zhvillimet lidhur me rastin./arbresh.info/

Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...