Përballë kthimit shqetësues të pandemisë së COVID-19 në pjesën më të madhe të Evropës dhe SHBA-së, kreu i Urgjencave Shëndetësore në OBSH, Michael Ryan u bëri thirrje autoriteteve që të vendosin rastet e kontaktit në karantinë.
“Nëse do të kisha një dëshirë magjike për të përmirësuar një gjë që ne me të vërtetë mund ta përmirësojmë dhe të jem një lojë ndryshues, do të ishte të siguroja që çdo individ në kontakt me një rast të konfirmuar COVID-19 të karantinohej për kohën e nevojshme me qëllim thyerjen e zinxhirit të transmetimit”, u shpreh ai.
“Nuk besoj të jetë bërë diku sistematikisht dhe kjo është një nga arsyet kryesore që po shohim shifra kaq të larta”, shtoi Ryan.
Gjurmimi i rasteve të kontaktit është i mangët në shumë vende evropiane dhe rastet e COVID-19, që kanë shpërthyer në Kontinentin e Vjetër në dy javët e fundit, i kanë detyruar autoritetet të rifillojnë një sërë masash pak a shumë kufizuese për të frenuar pandeminë./atsh/
“2025 – vit i humbur”/ Terras publikon draft-raportin për Ko...
Deri më tani, deri në 150 trupa amerikane të plagosur në luf...
45 vjet nga demonstratat e 11 marsit që tronditën ish-Jugosl...
Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka ...
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell