Vendi ynë do të mbetet me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Kjo situatë vije si rrjedhojë e masave stabile të ajrit të cilat do të mbeten prezente gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit.
Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, kështu që mundësia për brymë mbetet evidente. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira. Kur përmenden kushtet agrometeorologjike vlen të ceket se java do të jetë e favorshme për bujkun për t’i mbjellur kulturat vjeshtore, pasi që ditëve të fundit patëm reshje në sasi të konsiderueshme shiu dhe jemi brenda afatit kohor të mbjelljeve të kulturave vjeshtore.
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare