Gashi: Prokuroria na ka ftuar të marrim pjesë në punën me ekspertët zviceran për rastin e Astrit Deharit

15:44 | 17 Tetor 2020
A Z

Tomë Gashi, avokati i familjes së Astrit Deharit, ka bërë të ditur se është ftuar nga Prokuroria e Speciale e Kosovës për të marrë pjesë në punën e me ekspert zviceran që do të japin sqarime lidhur me ekspertizat e tyre lidhur me vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

“Dy javë me herët në Qendrën e Paraburgimit në Prizren aty ku e vranë Astrit Deharin bëjnë fshehurazi rikonstruimin e vendit të ngjarjes pa prezencë të Avokatit të familjes Dehari. Ne nuk dimë çka ka bërë Prokuroria dhe të tjerët në qelin A3 , ku e mbajtën 78 ditë Astritin pa e marrë në pyetje asnjë herë zyrtarisht.!?”.

“Tani na ftojnë të marrim pjesë në punën me ekspert zviceran që do të japin sqarime lidhur me expertizat e tyre që e vërtetuan vrasjen e Astritit në burg. Unë ju besoi ekspertëve zviceran por këtyre tanve aspak! A po fsheh Prokuroria diçka?”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.

https://www.facebook.com/tome.gashi.1/posts/3327816720627370

Shpërndaje në rrjete sociale