Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku ne Inspektoratin kanë inspektuar kafiteritë në kryeqytet.
“Kushdo që shkel masat anti covid, do të përballet me sanksione dhe pasojat e shkeljes së këtyre rregullave!”, ka shkruar Zemaj.
Postimi i plotë:
Bashkë me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin, sonte kemi mbyllur disa kafiteri në rrugën “Rexhep Luci”, në “Rrugën B”, te “Kafet e Vogla” dhe te “Kafet e rakisë” që shkelnin rregullat- grumbullim i madh në hapësirë të vogël, në kundërshtim me masat anti covid.
Respektimi i masave anti covid, është obligim për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha bizneset private ku mund të ekzistoj rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës.
Shifrat e frikshme në tërë Evropën dhe rekomandimet e institucioneve tona, ka mobilizuar organet për zbatimin e masave anti covid.
Kushdo që shkel masat anti covid, do të përballet me sanksione dhe pasojat e shkeljes së këtyre rregullave!/arbresh.info/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit