Pas një pauze prej një viti, si shkak i pandemisë COVID-19 dhe për shkak të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, sot do të duhet të mbahet mbledhja e përbashkët e komisionit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të përmbushur marrëveshjen e vitit 2018 për fqinjësi të mirë.
Temat e komisionit sot do të jenë problemet faktike historike mes dy vendeve. Gjithashtu, do të flitet edhe për librat e klasës së shtatë në Maqedoninë e Veriut dhe heqja e pjesëve problematike për shtetin bullgar, përcjell telegrafi maqedoni.
Për këtë takim, nga ekipi negociator i dy shteteve për të treguar detaje sot pas takimit, Dragji Gjorgiev dhe Angel Dimitrov do të dalin në konferencë shtypi për tu përgjigjur në pyetje gazetarësh.
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...