QKMF-të në Prizren, të gjithë në një vend, ata për analiza dhe ata për teste të COVID-it

08:52 | 15 Tetor 2020
Arbresh.info

E gjithë bota po përgatitet për një valë të dytë të pandemisë COVID-19, derisa po bëhet thirrje për respektim të masave anti-COVID.

Numri i rritjeve të rasteve pozitive ditëve të fundit në Kosovë, ka bërë që edhe Kryeministri Avdullah Hoti e Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj t’u bëjnë thirrje qytetarëve që mos ta neglizhojnë kujdesin dhe t’i bartin maskat, sepse në të kundërtën do të ketë shtërngim masash.

Por, mosdiciplinë u pa në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren.

E kryerja e testeve serologjike për COVID-19, ka krijuar tollovi, madje pa distancë e disa qytetarë edhe pa maska.

Përmes fotove shihet se një korridor të përbashkët po presin qytetarët për kryerje të analizave dhe për test serologjik./indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme