Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u takua sot me të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në këtë takim, kryetarja Osmani ka thënë se çfarëdo marrëveshje, e cila nuk është e pranueshme për Kuvendin, do të mbetet e paratifikuar dhe rrjedhimisht e pazbatueshme, njofton zyra për media e Kuvendit të Kosovës, raporton arbresh.info.
Ajo theksoi nevojën për konsensus të brendshëm të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Në këtë kontekst, kryetarja Osmani ka thënë se sistemi kushtetues i Kosovës dhe unitariteti i vendit janë të pacenueshëm dhe nuk duhet të jenë pjesë e negociatave.

Zonja Osmani i ka thënë të ngarkuarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, për Asociacionin duhet të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe se nuk duhet lejuar bosnjizimi i Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar nga Lajçak që BE-ja t`i bëjë presion Serbisë për t`iu zbatuar marrëveshjet e deritashme me Kosovën, sikurse edhe t`i ketë parasysh deklarimet me gjuhën e urrejtjes të një pjese të zyrtarëve shtetërorë të Serbisë. Ajo, në veçanti ka kërkuar që BE-ja të dënojë ashpër dhe qartë deklarimet lidhur me fshehjen e varrezave masive në Serbi dhe gjithashtu të kërkojë veprime konkrete nga pala serbe për zbardhjen e fatit të të pagjeturve./arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...