Los Angeles Lakers i ka dhënë fund pritjes një dekadëshe për ta fituar titullin e 17-të në NBA, pasi triumfoi 106:93 kundër Miami Heat për ta vulosur fitoren 4:2 në serinë finale.
Lojtari më i vlefshëm i finaleve (MVP) ishte Lebron James me kontribut të trefishtë, duke i shënuar 28 pikë, 14 kërcime dhe 10 asiste, ndërsa Anthony Davis dhe Rajon Rondo i shënuan nga 19 secili, transmeton Gazeta Express.
Me këtë triumf, Lakers e ka barazuar rekordin e Boston Celtics për më së shumti tituj në NBA.
Kjo fitore e Lakers vjen në një vit në të cilin ky ekip e humbi njërin prej legjendave të veta – Kobe Bryant.
Pesë herë kampioni i NBA – i cili e kaloi tërë karrierën në Lakers dhe i udhëhoqi ata drejt titullit të fundit më 2010 – vdiq bashkë me të bijën Gianna, pas rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonin në janar.
Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...