Këtë të shtunë me fillim nga ora 10:00 , ne takohemi tek sheshi ”Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Duke vazhduar më pas në drejtim të Parkut të Germisë , ku do t’a mbështesim aktivitetin ” Çiklizëm për Down Syndrome” ,i cili organizohet nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore dhe Down Syndrome Kosova.
Përveç çiklizmit do të keni mundësi të argëtoheni me anë të lojës bashkë me fëmijët e Down Syndrome Kosova dhe të gjithë të pranishmit e tjerë. Për mbarëvajtjen e aktivitetit do të kujdesen stafi i grupit Marakli t’Biciklave në bashkëpunim me organizatorët e tjerë.
Aktiviteteti do të realizohet në përputhshmëri me rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik në lidhje me situatën pandemike.
Obligative : Helmeta dhe Maska.
Shihemi të shtunën bashkë me çiklistët e vegjël. /arbresh.info/
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...