Profesori Afrim Hoti ka treguar mbrëmë se çfarë ushqimi ka marrë si nxënës në shkollë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Sipas Hotit, i pari i qeverisë në atë kohë ka ngrënë bukë me rrush.
“Nuk e di atëherë nuk ka pas sendviq. Por, kryesisht ka marrë bukë dhe e ka hongër me rrush, eventualisht një copë djath të mirë. Avdullahu definitivisht ka qenë djalë i mirë dhe i urtë, siç është edhe sot. Nuk më kujtohet saktësisht se çfarë ushqimi ka hongër çdo ditë, por ajo ka qenë menyja e përgjithshme për Avdullahin dhe të gjithë të tjerët që kemi qenë në Ratkoc”, ka thënë Hoti në “Natën me Fatmir Spahiun”.
Ndryshe, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë para rreth një jave se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia, deklaratë kjo që nxiti mjaft reagime.
“Na e kemi nje kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sandviqa me bukë të zezë dhe e han në zyre. Bile nganjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, kishte thënë Selmanaj.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1