Sot rreth orës 19:17, dy kahet e autostradës Prishtinë-Pejë janë bllokuar si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info zyrtari i Policisë për Informim, Daut Hoxha.
“Me datë 04.10.2020 rreth orës 19:15 është pranuar informata se në autostradë, drejtimi për Pejë në hyrje të fshatit Henc ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri”.
“Njësia policore menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.62 milimetra”.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar dhe policia po kryen hetime intensive për të sqaruar rrethanat dhe motivet e këtij incidenti.
Legjenda e Romës, Francesco Totti pranë rikthimit në klub me...
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...