Ekonomistët konsiderojnë se marrëveshja e Kosovës dhe Shqipërisë është e mirë vetëm në letër

21:35 | 3 Tetor 2020
A Z

Ekonomistët i konsiderojnë të mira marrëveshjet e arritura mes dy qeverive në Tiranë.

Jo një pori i nënshkruan 14 marrëveshje.

Gjithë këto ujdi u arritën në mbledhjen e gjashtë të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që u mbajt në Tiranë një ditë më parë.

Aty u nënshkruan edhe marrëveshje me karakter ekonomik në mes te dy vendeve.

Në këto ujdi parashihet zbatimi I lehtësimit të ndërsjellët në procedurat doganore dhe të kontrollit të hyrje-daljes së mallrave.

Po ashtu aty u nënshkruan marrëveshje në fushën transportit hekurudhor , krijimin e korridorit digjital 5G, dhe përdorimin e portit te Durrësit si pikë e përbashkët tregtare.

E për këto marrëveshje si pozitive po i sheh njohësi i ekonomisë Musa Limani.

Ai thotë se këto marrëveshje kanë ndikim për të dy shtetet.

Limani shtojë se këto marrëveshje vetëm e rritin efektin e mini-shengenit.

Megjithatë ai shpreson që ujdi mos të mbetën vetëm në letër.

Ky ishte takimi I gjashtë në mes të dy qeverive, dhe deri më tani janë nënshkruar afro 70 marrëveshje.

Shpërndaje në rrjete sociale