Ish-shefi i Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa, sot ka bërë paraqitjen e parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Avokati i licencuar i Speciales, Taulant Hodaj, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka bërë të ditur se seanca e parë është zhvilluar vetëm për t’u siguruar se i akuzuari e ka kuptuar aktakuzën.
Ai ka thënë se Specialja ka pasur bazë ligjore që t’i arrestojë edhe Presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
“Arrestimi nuk është obligim ose nuk është i detyrueshëm. Arrestimi ndodh vetëm në raste të caktuara kur dyshohet se i akuzuari ndikon në dëshmitarë”.
“A mund të ndodhë? Besoj se ligjërisht mund të ndodhë. Në njoftimin që kemi pasur nga zyra e Prokurorit të Specializuar, ka pasur elemente aty që kanë mundur të rezultojnë me arrest”.
“Ata kanë pasur bazë ligjore, por nuk kanë proceduar. Besoj se kjo është për arsye për shkak të pozitave që mbajnë”.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...