Rreth 16 mijë banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre në qytetin Muenster të Gjermanisë, për shkak të një operacioni të asgjësimit të bombave të Luftës së Dytë Botërore.
Sipas medieve të huaja, evakuimi i qarkut Mauritz u krye pasi u gjetën pesë bomba të pashpërthyera të cilat datonin nga Lufta e Ftohtë.
Kështu, ekspertët nga shërbimi i asgjësimit të mjeteve duhet të zhdukin secilin objekt potencialisht të rrezikshëm.
“Është njëra prej masave më të mëdha të evakuimit në historinë gjermane”, tha kryetari i Bashkisë, Markus Lewe, përcjell Telegrafi.
Autoritetet ndërkohë, i morën të gjitha masat paraprake për të filluar këtë operacionin, duke sjellë kontejnerë transportues të mbushura me ujë.
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026