Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se ka kërkuar që të ketë bashkëpunim ndërmjet prindërve-nxënësve dhe mësimdhënësve që të menaxhohet më lehtë situata me pandeminë.
Zemaj edhe njëherë ka apeluar që të mbahen maskat dhe higjiena personale. Ai ka se vetëdijesimi i qytetarëve ka ndikuar që të bie numri i të infektuarve.
“Masat e ndërmarr janë konform rekomandimeve me IKSHPK-në. Sot ky vlerësim është hap i rëndësishëm, krahas punës duhet të kërkojmë një disiplinë bashkëpunim, prindër-nxënës dhe mësimdhënës sepse kjo na ndihmon ta menaxhojmë situatën. Ne do të jemi shumë strikt në vlerësimin e masave. Numri i të infektuarve është shkak i vetëdijesimit të qytetarëve. Unë ju bëjë apel ta mbajmë maskën higjienën dhe distancën sociale”, tha Zemaj.
E drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani e ka vlerësuar të kënaqshme këtë situatë pasi sipas tij ka ardhë dita që të hapen shkollat në vend.
“Duhet të shprehi një situatë të kënaqshme pasi që kemi arritur në këtë ditë, por megjithatë të bëjmë një hap përpara drejt stabilizimit të situatës. Çdo rast që paraqitet nga task forcat në komuna do merret menjëherë në shqyrtim”, tha Ramadani.
Ai ka kërkuar nga epidimologët që të lënë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë të bëjë punën e vet dhe që të bëjnë analizën e situatës.
Zemaj ka thënë ka thënë që edhe nëse do të ketë rritje të rasteve, nuk do të dëshironte mbylljen e shkollave.
“Nëse ka rritje të infeksionit ne do të shikojmë masat dhe hapat që do ti marrim janë konform ligjit. Nuk do të lejoj që për shkak të shkeljes së rregullave të rikthemi në një situatë të disfavorshme për vendin tonë”, tha Zemaj.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1863625743777611
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...