Me gjithë rregullat për vendosje të maskave dhe distancë sociale, numri i të infektuarve me koronavirus është në rritje gjetkë. Ka frikë se me afrimin e sezonit të vjeshtës, vala e infektimeve të reja do të marrë hov të ri. Por, a mund ta parandalojmë atë?
Sot bëhen gjashtë muaj prejse COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Më 11 mars, drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” me “nivelet alarmuese të infektimit”.
Ai iu ka bërë thirrje qeverive që ta ndryshojnë drejtimin e shpërthimit të sëmundjes, duke ndërmarrë “veprime urgjente dhe agresive”.
Disa orë më vonë, Italia ka shpallur izolimin më të ashpër në Evropë, në atë kohë.
Gjashtë muaj pas, numri i njerëzve të infektuar vazhdon të rritet në shumë vende.
Mbi 27 milionë njerëz janë konfirmuar pozitivë në gjithë botën.
Prej tyre, mbi 909,000 kanë vdekur dhe afro 19 milionë janë shëruar.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave: mbi 191,000.
Ato pasohen nga Brazili, India dhe Meksika.
Në Evropë, numrin më të madh të viktimave e ka Mbretëria e Bashkuar: mbi 41,000.
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?