Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk befasohet nëse opozita bëhet bashkë për rrëzimin e qeverisë, konkretisht Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje edhe më parë ka bashkëpunuar më PDK-në për të rrezuar qeverinë e kaluar, andaj mund të pritet çdo gjë.
“Vetëvendosje ka bashkëpunuar edhe më parë me PDK-në për të rrëzuar Qeverinë e LDK-së. Prej tyre mund të pritet çdo gjë. Ajo çka mund të themi është se kabineti Qeverisës po e kryen punën ashtu siç duhet”, është shprehur Haziri.
Këto komentë ai i ka bërë në një konferencë të përbashkët për medie me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, pas një vizite të këtij të fundit në Gjilan./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?