Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe vet Osmani, do ta përfaqësojnë Kosovën shumë më mirë në Shtëpinë e Bardhë, se sa delegacioni që ishte së fundmi në Uashington.
Osmani është pyetur se a mendon se më mirë do ta përfaqësonin Kosovën në Shtëpinë e Bardhë, Albin Kurti, Hashim Thaçi dhe Vjosa Osmani, apo ky delegacioni që ishte tash me Avdullah Hotin, Selim Selimin dhe Albulena Balajn?
E ajo ka thënë se “shumë më mirë do ta përfaqësonin dhe do ta përfaqësojnë së shpejti besoj, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti bashkë”.
Tutje ajo ka thënë se kryeministri Hoti nuk ka ditur ta mbrojë Republikën e Kosovës.
“Hoti nuk ka ditur ta mbrojë Kosovën në SHBA, delegacioni kosovar nuk ka insistuar sa duhet për çështjen e njohjes reciproke”, ka thënë Osmani në Prime Time.
Sipas kryeparlamentares Osmani, është delegacioni i Kosovës që ka dështuar në Uashington, dhe assesi nuk duhet fajësuar SHBA.
“Unë nuk do të nënshkruaja asnjë dokument ku nuk figuron Kosova si shtet, delegacioni kosovar ka dështuar në këtë pikë, nuk duhet të fajësohet Amerika”, është shprehur Osmani.
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...