Aksident në mes të kamionetës dhe motoçikletës në Prishtinë, lëndohet një person

18:20 | 7 Shtator 2020
A Z

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në  Prishtinë në lagjen Ulpiana, si pasojë e të cilit, një person është lënduar

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 në udhëkryqin e rrugëve “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti (kamionetë) dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale